63

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

Aktivizmi mbi 2 rrota - postuar 6 Janar, 2012

Të drejtat e njeriut i përkasin në mënyrë të barabartë secilit prej nesh dhe na lidhin në një komunitet botëror, i cili lëviz nën të njejtat vlera dhe ideale. Si komunitet mbarëbotëror, ne ndajmë të gjithë dhe kudo, një ditë të përbashkët: 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave të njeriut, për të përkujtuar krijimin, para 63 vitesh, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Gjatë kësaj dite miliona njerëz në mbarë botën vendosën se momenti kish ardhur për të kërkuar të drejtat e tyre. Aktualiteti politik, ekonomik dhe ekologjik i planetit, nuk la asnjë shtet ose qytet me duart kryq. Këtë shembull ndoqi dhe Tirana gjatë aktivitetit të organizuar nga shoqata Në Dobi të Gruas (NDTG) dhe Ecovolis. Në kuadër të 10 Vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe me qëllim ndërgjegjësimin mbi domosdoshmërinë e respektit ndaj të drejtave themelore në vendin tonë, NDTG dhe Ecovolis organizuan një pedalim masiv me biçikleta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ky theks ambientalist, i cili nuk hedh aspak hije mbi të drejtat e tjera themelore, vjen pikërisht në momentin kur në mbarë botën kërkimet dhe përpjekjet për një zgjidhje të çështjes së Ngrohjes Globale thellohen intensivisht.  |  Lexo më tepër

64

Ecovolis nis Riciklimin!

Karrike dhe tryeza me disqet e biçikletave! - postuar 27 Dhjetor, 2011

Tavolina, vazo me lule, artopalante apo mouse kartoni, kapertona të vjetër biçikletash të kthyera në rripa pantallonash apo tavolina dhe karrige me disqet e biçikletave ishin e reja e Ecovolis @ Klik Ekspo Fair. Për 5 ditët e panairit skuadra Ecovolis organizoi një ekspozitë me sende të ricikluara sa artistike dhe funksionale për të ndërgjegjësuar qytetarët e Tiranës në nevojën e zvogëlimit të mbeturinave. Ka ardhur koha për të ripërdorur shumë prej materialeve apo mbetjeve që mblidhen çdo ditë në shtëpitë apo zyrat tona – thotë Ened Mato drejtues i Ecovolis. Ripërdorimi I materialeve ka një rëndësi të madhe në zvogëlimin e mbetjeve, ka përfitime të mëdha ekonomike dhe padiskutim është mënyra dhe kontributi I gjithsecilit për shtëpinë tonë të madhe, tokën.Ekspozita përfshinte sende të krijuara nga amballazhet prej kartoni, letër, pjesë të biçikletave të thyera/prishura të ecovolis, nga kapertona, xhama dhe të tjera. |  Lexo më tepër

65

Gara e Krishtlindjeve

Pedalim për bamirësi - postuar 5 Janar, 2012

Shtrati të duket shumë i ëmbël kur duhet ta braktisësh vetëm pas disa orësh dhe janë shumë të pakta arsyet që arrijnë të të ndajnë nga ngrohtësia e jorganit. Njëra prej tyre është po aq e shenjtë sa dhe dita e Krishtlindjes që u festua në mbarë botën. Sot do bëjmë çmos të kënaqim fëmijët në nevojë. Në fakt jo vetëm t’i kënaqim, por dhe t’i mësojmë sigurinë mbi mjetin më të shëndetshëm dhe argëtues; biçikletën. Kohë më parë, i propozuam shoqatës Terre des Hommes të mbështesi iniciativën tonë për një aktivitet bamirësie me në qendër fëmijët në nevojë dhe ata u treguan shumë të gatshëm. Problemi qëndronte tek caktimi i orarit, pasi këto ditë fëmijët në nevojë janë shumë të kërkuar. Ndoshta nga dëshira për të bërë një gjest njerëzor, ndoshta sepse Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festa që i përkasin fëmijëve. |  Lexo më tepër

66

Dashuria e re ecovolis !

E veçanta e biçikletës së re ?! - postuar 3 Janar, 2012

Biçikleta e re Ecovolis? Funksionon njësoj si e para, duhet të pedalosh! Ka sërish dy rrota dhe një zinxhir që i vë në punë nëpërmjet pedaleve. Si çdo bicikletë tjetër ka një shalë, një timon dhe një histori. Historia e kësaj biçiklete fillon në zyrat e Ecovolis, vazhdon në Tajvan, Itali, Baçka Topola dhe më së fundi pas fiks një viti mbërriti në Tiranë. E shtrenjtë? Poooo! Mund të thuash që është një nga biçikletat më të shtrenjta, por dhe më cilësore në tregun shqiptar të biçikletave! Prodhim i vitit 2010, me një prerje krejt të veçantë, e aksesuar me pjesë extra dhe me porosi, nuk mund të ndodhte të ishte dhe e lirë. Kur do i provojmë? Biçikletat e reja Ecovolis për momentin janë në dyqanin Eco Bicycle Shop. Pasi u ekspozuan për 5 ditë në panairin Klik Ekspo Fair, nga ç’amballazhimi I të cilave u bënë dhe shumë tavolina, vazo dhe lule kartoni u dërguan sërish me kujdes të madh në shtëpinë e tyre provizore.  |  Lexo më tepër

67

Shërbim i ri në stacionet Ecovolis !

Tourist Info Point ! - postuar 21 Dhjetor, 2011

Dukej se dimri do të ishte më i qetë dhe me më pak angazhime për Ecovolis, por jo! Nisma dhe bashkëpunimi më i fundit i Ecovolis me Bashkinë e Tiranës tashmë ka filluar me trajnimin e të rinjve për informacionin turistik. Shërbimi do të ofrohet pranë çdo stacioni Ecovolis, i integruar në shërbimin Ecovolis. Të rinjtë po trajnohen për këtë shërbim dhe në strukturën e stacionit do të ketë hapësirën e nevojshme për vendosjen e materialeve informuese. Tourist Info Point do të jetë e hapur 7 ditë të javës Hënë-Dielë, nga ora 08:00 - 21:00. Shërbimi më i ri ka si qëllim kryesor informimin e atyre që vizitojnë për herë të parë kryeqytetin, vendas apo të huaj, për pikat e interesit turistik. Kështu së shpejti në saj të këtij bashkëpunimi, vizitorët apo turistët e kryeqytetit, do të kenë mundësinë të gjejnë informacion turistik në çdo stacion Ecovolis. Vetë të rinjtë dhe të rejat që punojnë në stacionet e Ecovolis, janë entuzistë për nismën.  |  Lexo më tepër

68

Si ja dolën Hollandezët?

Si arritën hollandezët të kenë infrastrukturën e tyre të çiklizmit?  - postuar 14 Dhjetor, 2011

Kjo pyetje vjen gjithmonë për shumë qytete dhe shtete që duan të kenë infrastrukturën biçikletë të hollandezëve. Tradita e ndërtimit të rrugëve të kthen kohë më parë dhe ndikohet nga shumë faktorë. Mënyra se si u ndërtuan rrugët hollandeze është rezultat i vendimeve të guximshme politike në vitet 1970, për të larguar makinën nga qëndrat e qytetit. Ndryshimi i idesë për lëvizshmërinë, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe mjedisin çoi në një lloj të ri të rrugëve në Holandë. Video më poshtë e shpjegon këtë ecuri qartas dhe shkurt, pork a shumë më tepër që mund të thuhet për këtë zhvillim të hollandezëve.  Problemet e Hollandës nuk ishin dhe nuk janë unike, zgjidhja që ata bënë nuk lë më vend për dyshime. Kështu mbaron video, por çfarë mund të thotë me këtë? Unë mendoj se hollandezët mund dhe duhet të kopjohen. Nëse shohim faktorët kyç që çuan hollandezët në ndryshimet e tyre, ato I shohim dhe janë po kaq të vlefshme edhe sot.  |  Lexo më tepër

69

Çfarë janë sistemet "Bike sharing"?

Ç’farë janë? Si funksionojnë? - postuar 17 Dhjetor, 2011

Sistemi publik i biçikletave është një shërbim në të cilin biçikletat vihen në dispozicion për përdorim të përbashkët, për qytetarët të cilët nuk kanë një biçikletë. Sistemet publike të biçikletave ndahen në dy kategori. Programet komunitare të biçikletave, organizuar kryesisht nga organizatat jofitimprurëse në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë lokale. “Smart Bike Programme”, (programet me garanci të biçikletave) zbatuar kryesisht nga agjencitë qeveritare ose në një partneritet publik – privat. Qëllimi kryesor i këtyre sistemeve është të sigurojnë përdorim të lirë ose të përballueshëm të biçikletave për udhëtime në distanca të shkurtra brenda zonave urbane, si një alternativë ekologjike e transportit publik, duke ulur kështu bllokimet e trafikut, zhurmat dhe ndotjen e ajrit. Sistemi publik i biçikletave është përkufizuar si zgjidhja e “shekullit” për lëvizshmërinë në zonat urbane, për sigurinë, për qytetin e jetueshëm dhe për mjedisin.  |  Lexo më tepër

Ndiq Eco-Bike.org në twitter
Nismat më të fundit të Ecovolis, artikuj dhe tema rreth lëvizjes biçikletë!
Shto imazhet e tua në galeri
Galeria e fotove Ecovolis. Këtu mund të shtoni fotografitë tuaja!
Regjistrohu në Ecovolis
Regjistrohu në Ecovolis të përfitosh nga shërnbimet tona.
Shiko lajmet më të fundit Eco
Stacioni i parë i biçikletave me mbështetjen e fondacionit Soros.

Si funksionon Ecovolis?

Ecovolis është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve nëpërmjet stacion/ parkimit të bicikletave në pika të ndryshme të qytetit, për të lëvizur dhe kryer punët e përditshme. Këto stacione bicikletash do të ngrihen nga PASS dhe do të mbikqyren në bashkëpunim me pushtetin lokal, duke punësuar njerëz me mundësi të pakta dhe familje në nevojë.

Kush janë përfitimet e Ecovolis ?

Ecovolis redukton trafikun në qëndrat e qyteteve, edukon komunitetin tonë sipas një modeli të zhvilluar europian duke përftuar njëkohësisht nga të mirat e përdorimit të biçikletës, ofron mundësinë për Pushtetin Lokal të përmirësojë transportin publik sipas modelit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.